Ne besojmë se inovacioni është çelësi për të krijuar hapësira më të mira për njerëzit.

Mendim i qartë në çdo zgjidhje. Çdo projekt trajtohet me kujdes, logjikë dhe vëmendje ndaj kontekstit, funksionit dhe përvojës së hapësirës.

Dizajn Arkitekturial

Ne projektojmë ndërtesa që komunikojnë me mjedisin e tyre dhe qëndrojnë të vlefshme në kohë.

Çdo projekt nis me analizën e lokacionit dhe zhvillimin e një koncepti të qartë. Synojmë një ekuilibër mes organizimit të hapësirës, funksionalitetit dhe atmosferës, duke krijuar arkitekturë të lidhur me kontekstin dhe të realizuar me precizion.

  • 01Projektim skematik dhe i detajuar
  • 02 Koncept dhe studim fizibiliteti
  • 03 Mbështetje në planifikim dhe procedura të lejeve
  • 04 Mbikëqyrje dhe koordinim të projektit
Dizajn i Interierit

Ne krijojmë ambiente të brendshme ku funksioni, materiali, drita dhe karakteri i hapësirës ndërthuren në një tërësi koherente.

Procesi zhvillohet duke marrë parasysh mënyrën se si hapësira përdoret dhe përjetohet, me fokus në krijimin e ambienteve të qarta, funksionale dhe të menduara deri në detaj.

  • 01Zhvillim konceptual i interierit
  • 02 Organizim dhe planifikim i hapësirës
  • 03 Përzgjedhje e materialeve dhe elementeve
  • 04 Detajim dhe koordinim i projektit
Ndërtim & Inxhinieri

Që një ide arkitekturore të realizohet me sukses, projektimi dhe zbatimi duhet të funksionojnë si një proces i vetëm.

Ne e trajtojmë koordinimin teknik me kujdes, duke synuar që koncepti, zgjidhjet konstruktive dhe realizimi në terren të mbeten të harmonizuara gjatë gjithë projektit.

  • 01Planifikim teknik
  • 02 Koordinim ndërmjet disiplinave
  • 03 Zhvillim i dokumentacionit të projektit
  • 04 Koordinim gjatë fazës së realizimit
Renovim

Renovimi kërkon të kuptuarit e asaj që ekziston dhe një vizion të qartë për atë që hapësira mund të bëhet.

Qasja jonë fokusohet në ruajtjen e elementeve me vlerë, përmirësimin e funksionalitetit dhe krijimin e një identiteti të ri që respekton karakterin e strukturës ekzistuese.

  • 01Analizë e gjendjes ekzistuese
  • 02 Zhvillim i konceptit të renovimit
  • 03 Riorganizim funksional i hapësirës
  • 04 Detajim dhe koordinim të projektit
Vizualizim

Vizualizimi e bën një ide të kuptueshme përpara se ajo të ndërtohet.

Përmes paraqitjeve vizuale, projekti mund të komunikohet më qartë, duke ndihmuar në kuptimin e formës, materialeve, dritës dhe atmosferës së hapësirës që në fazat e hershme të projektimit.

  • 01Vizualizime arkitekturore
  • 02 Zhvillim vizual i konceptit
  • 03 Studime të materialeve dhe ndriçimit
  • 04 Prezantim vizual i projektit

Ne besojmë se inovacioni është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për njerëzit.

Ekspertizë
arkitekturore

Me rritjen e kompleksitetit të ndërtesave, arkitektura është zhvilluar në një disiplinë gjithnjë e më të ndërlidhur me teknologjinë, inxhinierinë dhe mënyrën se si njerëzit përjetojnë hapësirën.

Sot, Zanod është një ekip i fokusuar në projekte të formave dhe përmasave të ndryshme, i udhëhequr nga i njëjti pasion, kuriozitet dhe përkushtim ndaj arkitekturës së menduar mirë.